image Fshati gjerman bëhet qendra gjeografike e BE-së pas Brexit

Botë

Botë/ Fshati gjerman bëhet qendra gjeografike e BE-së pas Brexit

news image

Më 31 janar të këtij viti, fshati Gadheim i Gjermanisë do të bëhet qendra gjeografike e Bashkimit Evropian.

Kjo pasi në mesnatën e kësaj date, Britania e Madhe do të largohet zyrtarisht nga BE-ja.

Fshati i Bavarisë Jugore me 80 banorë më në fund do të marrë statusin e tij special.

Koordinatat e sakta janë 9 gradë, 54 minuta, 7 sekonda në lindje (9º 54 ’07 “E) dhe 49 gradë, 50 minuta, 35 sekonda në veri (49º 50 ’35” N), sipas Institutit Kombëtar Gjeografik të Francës (IGN), që llogarit qendrën gjeografike të BE-së.

Llogaritja bëhet duke transformuar në një sipërfaqe të rrafshët territorin e BE-së./Gazeta Sinjali/