Mediat ruse raportojnë se FSB ka mbyllur hetimin e saj për rebelimin e armatosur të fundjavës nga forcat Wagner, të cilët kapën ndërtesat ushtarake në Rostov dhe më pas marshuan drejt Moskës.
Media shtetërore Tass raporton:
“Çështja penale për faktin e rebelimit të armatosur u mbyll, sipas FSB. Gjatë hetimit të çështjes penale, u konstatua se pjesëmarrësit e saj ndaluan veprimet e tyre që synonin të kryenin një rebelim.”