Një ngjarje jo e zakonshme i ndodhi në një sallon ondulimi deputetes së Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.
Edhe pse kishte shkuar në parukeri siç bën rëndom, Kollqaku u ballafaqua me komentin nga parukierja.
Kjo e fundit e lavdëroi Kurtin, duke thënë se tash gjumin e bën rehat, pasi nuk frikësohet se mund të nënshkruhet marrëveshje e dëmshme.
“Unë fle rahat, sepse nuk kam frikë që kur të zgjohem do të kuptoj se Kryeministri ynë ka nënshkruar ndonjë marrëveshje të dëmshme për vendin”. U befasova për të mirë, kur e dëgjova këtë nga një parukiere në sallonin që e frekuentoj”, ka shkruar deputetja e Vetëvendosjes.
“Vetëdija qytetare fatmirësisht është shumë më e lartë, në raport me atë që servohet shpesh nga studiot televizive me tentativë të kotë në deformimin e opinionit publik”, theksoi ajo.