image Frikë në Francë, 70 fëmijë infektohen nga koronavirusi, mbyllen disa shkolla

Botë

Pandemia/ Frikë në Francë, 70 fëmijë infektohen nga koronavirusi, mbyllen disa shkolla

news image

Autoritetet në Francë kanë vendosur mbylljen e 7 shkollave në qytetin verilindor të Roubaix pasi një fëmijë rezultoi i prekur me koronavirus.

Zyrtarët kanë lajmëruar familjarët e fëmijëve që kanë pasur kontakt me nxënësin e infektuar, ndërkohë që mësimi në këto shkolla do të vijojë online.

Mësimi në shkollat e Francës nisi javën e kaluar pasi qeveria vendosi lehtësimin e disa masave, shumë njerëz ishin skeptik për këtë vendim të qeverisë duke u frikësuar për shëndetin e fëmijëve të tyre.

Ministri i Arsimit, Jean Michel Blanquer deklaroi për mediat franceze se 70 raste me koronavirus janë konfirmuar në 40 mijë shkollat e vendit. Ai shtoi se të gjitha shkollat e prekura janë mbyllur për të treguar se sa të kujdesshme janë autoritetet për shëndetin e fëmijëve. /Gazeta Sinjali/