Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar përsëri lidhur me ngjarjet e fundit në veri dhe “përplasjet” mes Kosovës dhe SHBA-ve.
Deputeti i LDK-së ka kritikuar kryeministrin Kurti për mos-koordinim me aleatët dhe mënyrën se si dikur ishte zënë në rrenë nga Amerika kur kishte thënë se është koordinuar me ShBA-të lidhur me zhvillimet në veri, e që më vonë ishte përgënjeshtruar, raporton Gazeta Sinjali.
Ai ka ironizuar me këtë pasi sipas tij – pushtetarët e Kosovës kanë replikuar me sekretarin Blinken se është navin dhe nuk është i informuar për kontekstin politik në veri.
Postimi i plotë:
Ushtarët amerikan janë çdo ditë në veri, si pjesë e KFOR-it, duke e siguruar paqen. Para një kohe, vetë kreu i qeverisë kishte deklaruar se Ambasadori Amerikan e kishte informuar për gjëra lidhur me zhvillimet në veri që ai nuk i kishte ditur, edhe pse AKI-ja është në teren dhe e ka për detyrë të kuptojë se çfarë ndodh e çfarë pritet.
Ndërsa, pushtetarët e Kosovës në sinkron replikojnë me Sekretarin Blinken se ai është naiv e nuk është i informuar për kontekstin politik në veri.
Zoti na ruajtë, se këta nuk dinë çfarë bëjnë.