image Frika nga pushtimi rus, ShBA mbyll Ambasadën në Kiev

Botë

Frika nga pushtimi rus, ShBA mbyll Ambasadën në Kiev

news image

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mbyllin Ambasadën Amerikane në Kiev dhe po “zhvendosin përkohësisht” numrin e vogël të personelit diplomatik të mbetur në vend në Lviv, një qytet në Ukrainën perëndimore, “për shkak të përshpejtimit dramatik në grumbullimin e forcave ruse”, tha sekretari i Shteti Antony Blinken.

“Kam urdhëruar këto masa për një arsye – sigurinë e stafit tonë – dhe ne i bëjmë thirrje me forcë çdo shtetasi amerikan të mbetur në Ukrainë që të largohet menjëherë nga vendi”, tha Blinken në një deklaratë, raporton CNN.

“Këto masa paraprake të kujdesshme në asnjë mënyrë nuk minojnë mbështetjen tonë ose angazhimin tonë ndaj Ukrainës. Përkushtimi ynë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës është i palëkundur”, tha ai.

Lëvizjet vijnë disa ditë pasi ShBA urdhëroi shumicën dërrmuese të punonjësve të qeverisë amerikane të largoheshin nga vendi dhe njoftuan se shërbimet konsullore në Ambasadën e ShBA do të pezulloheshin që nga e diela.

Departamenti i Shtetit tha këtë fundjavë se do të mbajë një prani të vogël konsullore në Lviv për shërbimet e urgjencës.

Zyrtarët amerikanë u kanë bërë vazhdimisht thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen menjëherë nga Ukraina, duke paralajmëruar se një pushtim rus do të vijë në çdo moment, duke përfshirë edhe këtë javë.

/GazetaSinjali/