image Frika nga Koronavirusi, shtyhet ndeshja e PSG

Futboll

Futboll/ Frika nga Koronavirusi, shtyhet ndeshja e PSG

news image

Gjatës ditës së sotshme ishte planifikuar të luhej ndeshja mes PSG dhe Strasbourg, por ajo është shtyrë.

Kjo për shkak të frikës së përhapjes së Koronavirusit, transmeton Gazeta Sinjali.

Ndeshja mes PSG-Strasbourg është e para që është shtyrë për shkak të Koronavirusit në Francë.

Për skuadrën nga Parisi, kjo do të thotë një ditë pushim më shumë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Dortmund.

Maratona e Parisit që ishte planifikuar të mbahej me 5 prill është shtyrë deri në muajin tetor./Gazeta Sinjali/