image Frika nga koronavirusi- Loredona anulon koncertin në Zvicër

Showbiz/ Frika nga koronavirusi- Loredona anulon koncertin në Zvicër

news image

Tashmë në të gjithë botën po merren masa për të ndaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës ‘koronavirus’, i cili i mori jetën mijëra njerëzve në të gjithë botën.

Si rrjedhojë, përveç maskave shumë njerëzve po u kërkohet që të mos qëndrojnë në ambiente me shumë njerëz si koncertet apo ngjarjet e mëdha.

Kjo ka bërë që edhe reperja e njohur shqiptare me famë në Zvicër, Loredana Zefi, të anulojë koncertin i cili do të mbahej në Rinora 4.

Lajmin e ka konfirmuar vetë reperja me prejardhje nga Ferizaj, përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory.

“Siç e keni vënë re të gjitha, të gjitha ngjarjet në Zvicër që mund të përfshijnë më shumë se 1000 njerëz duhet të anulohen. Për këtë arsye, për fat të keq duhet të anulojmë shfaqjen tonë në Rinora 4. Nuk do të ishte e drejt në një klub me kapacitet prej tre mijë personash, të jenë vetëm 1000 sosh. Kjo nuk ka kuptim për klubin dhe unë nuk doja të zhgënjeja fansat e mi. Ne po mundohemi të gjejmë një datë të re”, ka shkruar Loredana në gjuhën gjermane.

Ndryshe, koronavirusi deri më tani sipas mediave të huaja, raportohet të ketë marrë jetën e mbi 2 mijë e 900 personave./GazetaSinjali/