image Frika nga koronavirusi, Irani anulon faljen e xhumasë

Botë/ Frika nga koronavirusi, Irani anulon faljen e xhumasë

news image

Shteti i Iranit e anuloi faljen e xhumasë në Teheran dhe 22 qytete të tjera, për të frenuar përhapjen e një koronavirusi të ri.

Ky ritual, në të cilin zakonisht marrin pjesë dhjetëra-mijëra njerëz, u anulua me këshillë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë e Iranit paralajmëroi se numri i njerëzve të prekur me koronavirus do të rritet në ditët e ardhshme.

Të premten, Irani raportoi për 388 njerëz të infektuar dhe 34 të vdekur.

Megjithatë, presidenti iranian, Hassan Rohani, përjashtoi mundësinë e izolimit të qyteteve ose qarqeve, duke thënë se vetëm individët që kanë ose dyshohet se kanë koronavirus, do të izolohen./Gazeta Sinjali/