image Frika nga koronavirus, Egjipti pezullon të gjitha fluturimet për 2 javë

Botë

Siguri/ Frika nga koronavirus, Egjipti pezullon të gjitha fluturimet për 2 javë

news image

Egjipti do të pezullojë të gjitha fluturimet në aeroportet egjiptiane duke filluar nga e enjtja për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, raportojnë media shtetërore.

Shumica e vendeve në Lindjen e Mesme kanë pezulluar pjesërisht ose plotësisht fluturimet, gjatë javës së kaluar.
Vetëm në shkurt, 900,000 turistë vizituan Egjiptin, sipas ministrit egjiptian të turizmit Khaled Al Anany.

Qeveria egjiptiane tashmë ka pezulluar shkollat dhe universitetet për dy javë, sipas mediave shtetërore. /Gazeta Sinjali/