image Frika e kosovarëve për bukë më e madhe se frika nga koronavirusi

Kosovë

Pandemia/ Frika e kosovarëve për bukë më e madhe se frika nga koronavirusi

news image

Frika se do të mbesin pa bukë e ka mundur frikën e banorëve të karantinës nga koronavirusi. Tri fshatrat e Podujevës: Dumnica e Epërme, Dumnica e Poshtme dhe Llausha janë futur në karantinë që kur një banor nga kjo pjesë ka dalë pozitiv me COVID-19 mbrëmjen e së dielës.

Përfaqësuesit e këtyre tri fshatrave thonë se nuk frikësohen se ky virus mund të përhapet edhe nëpër familjet e tyre, por e kanë frikën se do të mbesin pa ushqim, nëse vazhdojnë të mbesin të izoluar edhe për një kohë. Ruzhdi Fazliu, përfaqësues i Dumnicës së Epërme, ku tashmë janë dy persona të së njëjtës familje me COVID-19, thotë se nëse zgjat izolimi për ta, ka rrezik të mbesin pa ushqim, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Jo frikë nuk kanë prej virusi, po kanë frikë mos po mbesin pa ushqim. Unë jam në kontakt edhe me ata të infektuarit dhe gjendja e tyre është e mirë. Po me zgjat kjo gjendje sigurisht që mundemi me mbet pa ushqim. Një pjesë janë me ndihma sociale, e po ashtu një pjesë bëjnë punë krahu. Në Dumnicë të Epërme janë 69 familje me mbi 500 banorë”, ka thënë Ruzhdi Fazliu.

Të njëjtin hall e ka edhe Rexhep Dauti, përfaqësues i fshatit Llaushë që është po ashtu në karantinë. Halli kryesor i rreth 900 banorëve të këtij fshati, sipas tij, është mielli.