image Francë/Vidhte bizhuteri nga arkivolet, arrestohet 60-vjeçarja

Botë

Francë/Vidhte bizhuteri nga arkivolet, arrestohet 60-vjeçarja

news image

Pas humbjes së një familjare të tyre, familja nga Franca veriore në varrim u përballë me një situatë të çuditshme.

Duke iu thënë familjes se është një shoqe e të ndjerës u lejua të bëjë nderimet e saj në arkivolin e hapur, ku më pas gruaja rreth të gjashtëdhjetave, të ndjerës ia kishte hequr bizhuteritë, gjerdanin, unazat dhe vathët.

Siç raportojnë mediat franceze, familja kishte paraqitur rastin në polici, e cila hetoi dhe identifikoi shpejtë të dyshuarën, gruan 60-vjeçare e cila jetonte afër shtëpisë së varrimit në qytetin Liévin. Policia e arrestoi gruan ku i gjetën bizhuteritë e humbura që ishin në posedim të saj.

Por kjo nuk ishte e tëra, sepse ata shumë shpejt ishin në gjendje ta lidhnin atë me vjedhjen e një portofoli nga trupi i një burri në të njëjtën shtëpi funerali, më herët në të njëjtën ditë, të martën e 24 gushtit, shkruan BBC, përcjell Gazeta Sinjali.

Kur u kontrollua shtëpia e të dyshuarës, policia gjithashtu gjeti një grumbull njoftimesh të vdekjeve të fundit.

Të përfshira në njoftime ishin kodet e hyrjes për anëtarët e familjes për të hyrë në dhomat individuale ku preheshin arkivolet e të afërmve të tyre. /GazetaSinjali/