image Francë/ Rritet numri i rasteve të reja me variantin Delta

Evropë

Francë/ Rritet numri i rasteve të reja me variantin Delta

news image

Varianti Delta ka rritur numrin e rasteve të reja me COVID në shumë vende të Evropës, në këto vende bënë pjesë edhe Franca me një numër shumë të madh të të prekurve, njofton Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë në vend raporton se në 24 orët e fundit janë shënuar 12 mijë e 532 raste të reja, me këtë variant.

Në kujdesin intensiv aktualisht janë 891 pacientë që po trajtohen.

Rritje të rasteve të reja me COVID janë parë edhe në vendet të tjera të Evropës, të cilat vijnë si pasojë e variantit Delta i cili ka transmetueshmëri edhe më të lartë se COVID-19. /GazetaSinjali/