image Franca shpall gjendjen e jashtëzakonshme të shëndetit publik për shkak të COVID-19

Evropë

Franca shpall gjendjen e jashtëzakonshme të shëndetit publik për shkak të COVID-19

news image

Qeveria franceze shpalli sot gjendje të jashtëzakonshme shëndetësore publike, duke u dhënë zyrtarëve kompetenca më të mëdha për të vendosur masa të reja për të kontrolluar dhe parandaluar përhapjen e COVID-19.

Duke njoftuar për marrjen e vendimit në një deklaratë, qeveria tha se epidemia ishte një katastrofë e shëndetit publik e cila rrezikonte shëndetin e popullatës dhe justifikonte miratimin e masave të rrepta, shkruan reuters, transmeton Gazeta Sinjali.

Deklarata e qeverisë nuk tha se çfarë veprimi do të ndërmerrte, por miratimi i gjendjes së jashtëzakonshme u jep autoriteteve autoritetin ligjor për të vendosur masa të vështira.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, pritet të detajojë masat që po planifikohen kur ai jep një intervistë në televizionin kombëtar sonte rreth orës 8:00 pasdite (1800 GMT).

Televizioni kombëtar francez raportoi se një nga masat e qeverisë, që Macron do t’i bëjë të ditura sonte është kufizimi i lëvizjes nga ora 21:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit./Gazeta Sinjali/