Trajneri i Kombëtares Franceze, Didier Dechamps ka publikuar listën e 23 lojtarëve për ndeshjet e “Ligës së Kombeve”.
Franca do të përballet me Belgjikën në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, të cilët “trekolorët” e luajnë më 7 tetor, ndërsa fituesi i këtij takimi do të luajë në finale me fituesin e duelit tjetër Spanjë – Itali.
Surprizë e Dechamps mund të konsiderohet mos-ftesa e sulmuesit Olivier Giroud, i cili tashmë nuk ftohet për herë të dytë me radhë pasi mungoi edhe në ndeshjet paraprake të muajit të kaluar.
Giroud përndryshe është golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Kombëtares së Francës, me 46 gola të realizuara, duke u gjendur vetëm prapa Thierry Henrys i cili e mban rekordin me 51 të shënuara.
Në listë mungon gjithashtu edhe mesfushori N’Golo Kante i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19, gjersa në vend të tij është ftuar mesfushori i huazuar i Arsenalit tek Marseille, Matteo Guendouzi.
Më poshtë gjeni listën e plotë të kombëtares së Francës:
Les 2️⃣3️⃣ joueurs qui disputeront le "FINAL 4" de la Ligue des Nations ???? #FiersdetreBleus pic.twitter.com/lEqJODAmF5
— Equipe de France ⭐⭐ (@equipedefrance) September 30, 2021