Franca ka propozuar një rishikim të procesit të Bashkimit Evropian për pranimin e anëtarëve të rinj, sipas një dokumenti të botuar sot nga faqja e lajmeve Politico.
Propozimi vjen disa javë pasi Parisi, i mbështetur nga Danimarka dhe Holanda, bllokoi hapjen e premtuar të bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ky veprim shkaktoi pakënaqësi në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, që ndryshoi emrin e vendit nga Maqedoni, për të kapërcyer kundërshtimet nga Greqia, ku ndodhet një krahinë me të njëjtin emër.
Aktualisht, procesi i pranimit përfshin negocimin e 35 kapitujve, ku anëtari i mundshëm duhet të përputhet me ligjin e BE-së. Ato mund të negociohen njëkohësisht, por marrëveshja e anëtarësimit nuk arrihet deri sa të jenë nënshkruar të gjithë.
Dokumenti francez sugjeron ndërprerjen e procesit të anëtarësimit, në pesë blloqe politikash dhe në një kërkesë kryesore të presidentit francez Emmanuel Macron, duke e bërë procesin të kthyeshëm.
Vendet anëtare të mundshme, do të mund të marrin pjesë në politikat e BE-së, të rëndësishme për secilën fazë të përfunduar dhe gjithashtu mund të marrin fonde nën mekanizmat e zhvillimit rajonal të BE-së.
Por do të duhet të ketë përparim të qëndrueshëm, të pakthyeshëm mbi shtetin e së drejtës, në çdo fazë të re.
Aktualisht, një vend kandidat duhet të ketë një ekonomi funksionale të tregut dhe të jetë në gjendje të përballojë konkurrencën dhe forcat e tregut në BE, në mënyrë që të aplikojë për anëtarësim./Gazeta Sinjali/