image Franca nis aplikimin e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID

Evropë

Franca nis aplikimin e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID

news image

Sot, në Francë nisi aplikimi i dozës së tretë të vaksinës anti-COVID për personat mbi 65-vjeç dhe për personat e ndjeshëm.

Doza përforcuese do t’ju jepet personave që kanë mbi gjashtë muaj që janë vaksinuar me Pfizer ose Moderna. Ndërsa personat që kanë marrë dozën e vetme Johnson & Johnson mund të marrin vaksinës përforcuese pas katër javësh.

Ministria franceze e Shëndetësisë tha se rreth 18 milionë njerëz vlerësohen se kanë të drejtë për vaksinim përforcues. Qeveria ndoqi rekomandimet e autoritetit shëndetësor të vendit, i cili tha muajin e kaluar se “studimet e fundit sugjerojnë një rënie të efektivitetit të vaksinës”.

Franca është përballur me një numër të madh të infeksioneve të konfirmuara që nga korriku, me një rënie të lehtë në javët e fundit. Pothuajse 44 milionë njerëz, ose 65.6% e popullsisë franceze, janë plotësisht të vaksinuar./Gazeta Sinjali/