image Franca në OKB: Dënojmë sulmin në Banjskë, palët të jenë pa rezerva në zbatimin e marrëveshjeve

Politikë

Franca në OKB: Dënojmë sulmin në Banjskë, palët të jenë pa rezerva në zbatimin e marrëveshjeve

news image

Përfaqësuesja e Francës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Nathalie Estival-Broadhurst, ka thënë se Serbia dhe Kosova duhet që të punojnë së bashku për të dalë nga situata në të cilën janë tani, pas sulmit të 24 shtatorit.

Ajo, në mbledhjen e sotme të Këshillit, theksoi se palët duhet t’iu përmbahen zotimeve të dhëna nga marrëveshjet e arritura në kuadër të procesit të dialogut.

“Situata është përkeqësuar kanë ndodhur disa incidente në gjashtë muajt e fundit, janë lënduar disa ushtarë të KFOR-it. Franca e dënon sulmin e papranueshëm të 24 shtatorit kundër Policisë së Kosovës që shpuri në vdekjen e një rreshteri, shpresojmë që  do të bëhen të gjitha hetimet e nevojshme dhe do të zbardhet shkaku i sulmit”.

“Ne presim nga palët që të jenë pa rezerva në zotimet dhe angazhimin e plotë të tyre për zbatimin e zotimeve nga të gjitha marrëveshjet e arritura. Kërkojmë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, si dhe mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në to”, ka thënë Estival-Broadhurst.

https://www.facebook.com/GazetaSinjali/videos/146131251889407/?cft[0]=AZUd46VCwBKkxfjs4lTiaH8_iadctebNwItN-bl7Hmlb4OGxSw6lMLHG68SLv1FYNibX1HlF6WMZUuuAoCxytOri_mzsv4mMpzVGHUb6Sgs_xeP-0ZFbhA-3oKqzGLlj6FtH3BE14qBvOE9KvHig17hLGv_inp56Bauvxfv8XqQzVcCVILg15OgnEePSIJWXTbQ&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/