image Franca ndalon përshëndetjet me puthje për ta luftuar koronavirusin

Botë

Panika/ Franca ndalon përshëndetjet me puthje për ta luftuar koronavirusin

news image

Ministri i shëndetësisë së Francës tha që po i rekomandon njerëzit që të ndalojnë “la bise”, zakonin e përshëndetjeve me puthje.

Franca njoftoi të shtunën se po ndalon organizimet që kanë më shumë se 5,000 persona në hapësira të mbylluar, dhe po i rekomandon njerëzit që t’i ndalojnë përshëndetjet me puthje.

Njoftimi vjen ndërsa qeveria po lufton për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, pasi që vendi raportoi 16 raste të reja.

Ministri i shëndetësisë Olivier Véran më parë u kishte rekomanduar njerëzve që të shmangnin shtrëngimin e duarve për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

Por tani ai tha se po kërkon edhe të largojnë “la bise”, zakonin në Francë dhe disa vende të tjera të Evropës, që ti japin përshëndetjet me puthje.