Autoritetet franceze kanë ndaluar organizimin e të gjitha ngjarjeve që kanë më shumë se pesë mijë persona.
Sipas ministrit francez të Shëndetësisë, Oliver Veran, kjo u bë për shkak të shqetësimeve për përhapjen e koronavirusi.
“Vendimi u mor nga Këshilli i Mbrojtjes dhe Ministror”, theksoi Veran.
Mes të tjerash, kjo masë prek maratonën që do të zhvillohet në kryeqytetin francez.
Deri tani, në Francë janë konfirmuar 57 të infektuar./Gazeta Sinjali/