image Franca ndalon duhanin në plazhe dhe parqe

Botë

Botë/ Franca ndalon duhanin në plazhe dhe parqe

news image

Në Francë më 1 gusht u nënshkrua urdhëri i ndëshkimit për ata që tymosin cigare në parqe apo plazhe të vendit.

Ky urdhër do të fillojë të zbatohet nga muaji shtator dhe shuma e gjobës do të jetë 38 euro, transmeton Sinjali.

Ne e kuptuam që kërkon pak më shumë kohë për të edukuar publikun, kështu që fillojmë me gjoba në shtator.”, tha Penelope Komitas, nënkryetare e Parisit përgjegjëse për hapësirat e gjelbërta.

Në vitin 2012, qyteti i Nicës ishte i pari që vendosi që në plazhe të mos pihet duhani. Që atëherë, shumë komuna kanë miratuar  etiketën “plazh pa duhan”, krijuar nga Lidhja Kombëtare kundër kancerit./Sinjali/