image Franca – NATO-s: “Mos kini frikë” nga ambiciet mbrojtëse të BE-së

Evropë

Franca – NATO-s: “Mos kini frikë” nga ambiciet mbrojtëse të BE-së

news image

Ministrja e Forcave të Armatosura të Francës, Florence Parly, në takimin e sotëm, me homologët e saj në NATO, u tha që të mos frikësohen nga planet e Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes dhe duke thënë se nga to do të përfitojë edhe ShBA-ja e do të forcohet aleanca.

Kjo deklaratë, e bërë gjatë takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, kishte për synim që t’i jepte fund paqartësive disamujore për atë nëse përpjekja e re e BE-së për të zhvilluar armë e forca do të jetë në konkurrencë me NATO-n, shkruan Reuters.

“Kur dëgjoj disa deklarata defanzive për mbrojtjen e Evropës dhe kur vëzhgoj rreziqe të caktuara, përfshirë ato brenda kësaj organizate, unë them: mos u frikësoni”, tha Parly.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, u përgjigj pozitivisht në deklaratën e tij, duke thënë se mirëpret më shumë aftësi mbrojtëse të Evropës, duke i ngjarë deklaratës së përbashkët të lëshuar në shtator nga presidentët Biden dhe Macron.

Austin sugjeroi se nuk ka kundërthënie mes strategjive evropiane e amerikane për rajonin e Indo-Paqësorit, duke thënë se aleatët e NATO-s janë duke punuar së bashku për t’i bërë ballë rritjes ushtarake të Kinës.

Ndryshe, Franca ditë më parë kërcënoi se mund të marrë masa kundër Britanisë së Madhe për mosmarrëveshjen rreth peshkimit si dhe paralajmëroi se Polonisë mund t’i vendosen sanksione financiare shkaku i sfidimit të epërsisë së ligjeve të BE-së ndaj ligjeve kombëtare. /GazetaSinjali/