image Franca mirëpret lirimin e tre policëve kosovarë: Tani presim që Kosova të angazhohet në shtensionim të situatës

Politikë

Franca mirëpret lirimin e tre policëve kosovarë: Tani presim që Kosova të angazhohet në shtensionim të situatës

news image

Ministria e Punëve të Jashtme të Francës, me anë të një komunikate, ka mirëpritur lirimin e tre policëve kosovarë nga autoritetet serbe.

Sipas tyre, ky është një hap i parë i rëndësishëm drejt uljes së tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se presin që Kosova që të angazhohet pa vonesa në shtensionimin e situatës, bazuar në kërkesat e Bashkimit Europian.

E plotë:

“Franca mirëpret lirimin e tre policëve kosovarë pas vendimit të gjykatës në Kraljevë (Serbi). Ky është një hap i parë i rëndësishëm drejt uljes së tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

I bëjmë thirrje edhe autoriteteve të Kosovës që të angazhohen pa vonesë në këtë perspektivë, sipas parametrave për daljen nga kriza të vendosura nga Bashkimi Evropian, të cilat mbeten të vlefshme. Është më thelbësore se kurrë që Prishtina dhe Beogradi të tregojnë përgjegjësi duke u rikthyer në tryezën e bisedimeve të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.” – thuhet aty.

/GazetaSinjali/