image Franca me revolucion, nga trajneri e deri te futbollistët

Futboll

Franca me revolucion, nga trajneri e deri te futbollistët

news image

Pas eliminimit nga Euro 2020 dhe në pritje për të kuptuar nëse Deschamps do ta vazhdojë aventurën e tij si trajner i kombëtares, Franca po mendon për të ardhmen, raporton Sinjali Sport.

Sipas mediumit francez “RMC Sport”, eliminimi ndaj Zvicrës do të jetë një mundësi për të bërë një ndryshim brezash në ekip.

Ata që pritet të largohen nga përfaqësuesja, në pritje te Katar 2022, duhet të jenë 35-vjeçari Steve Mandanda, 32-vjeçari Moussa Sissoko (konsiderohet një besnik i Deschamps) dhe Olivier Giroud, i lënë në hije nga Karim Benzema.

Sepse, për shembull, në Francë diskutohet shumë për lënien jashtë të Theo Hernandez, veçanërisht duke marrë në konsideratë se në fund Rabiot është aktivizuar si mbrojtës i majtë.

Bashkë me të, do të mund të gjejnë hapësira në Francën e së nesërmes një tjetër mbrojtës krahu si Benjamin Mendy, por edhe talent me të ardhmen e sigurt dhe yje të së tashmes si Upamecano, Ikone, Fekir, Martial, Ndombele, Aouar, Kounde dhe Camavinga. /Gazeta Sinjali Sporti/