image Franca me paraqitje fantastike në pjesën e dytë siguron finalen në Ligën e Kombeve

Futboll

Franca me paraqitje fantastike në pjesën e dytë siguron finalen në Ligën e Kombeve

news image

Ka përfunduar edhe gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kombeve, transmeton Sinjali Sport.

Franca me një përmbysje historike, arriti të siguroi finalen e këtij viti, pas fitores 2-3.

Gjelat e mposhtën Belgjikën nga rezultat 2-0, në disavantazh, në 2-3, në të mirë të tyre.

Belgët filluan më mirë, ku në pjesë të parë realizuan golat me anë të Carrascos dhe Lukakut.

Pjesa e dytë i takoi francezëve, ku e arritën fitoren me golat e Benzemas, Mbappes dhe Hernandez.

Francën në finale e pret, Spanja, të dielën në ora 20:45. /Gazeta Sinjali Sporti/