Franca do t’i mbyllë nga java e ardhshme të gjitha çerdhet, shkollat dhe universitetet në tentim për të frenuar përhapjen e koronavirusit, ka thënë presidenti i vendit, Emmanuel Macron.
Duke e përshkruar virusin si krizën më të madhe të shëndetit publik në Francë në një shekull, Macroni po ashtu kërkoi nga punonjësit që t’ua mundësojnë punëtorëve të punojnë nga shtëpia, dhe tha se të moshuarit dhe njerëzit me shëndet të dobët të rrinë në shtëpi.
Megjithatë, ai tha se zgjedhjet komunale për këtë fundjavë do të mbahen.