image Franca lehtëson masat për udhëtim me disa shtete

Evropë

Franca lehtëson masat për udhëtim me disa shtete

news image

Franca do të lehtësojë kufizimet për udhëtime për dhe nga shtatë shtete jashtë Bashkimit Evropian, përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar.

Ministria e Jashtme tha se nuk ka nevojë më për “arsye bindëse” për të udhëtuar në Australi, Izrael, Japoni, Singapor, Korenë e Jugut, Zelandë e re dhe Britani.

Të gjitha udhëtimet joesenciale ishin ndaluar nga qeveria franceze më 31 janar në përpjekje për të ndalur përhapjen e varianteve të koronavirusit.

Pasagjerët që arrijnë në Francë, duhet sërish të posedojnë një test me rezultat negativ të COVID-19, i vjetër vetëm 72 orë. /GazetaSinjali/