image Franca ia kthen këtij shteti thesarin që grabiti

Evropë

Franca ia kthen këtij shteti thesarin që grabiti

news image

Ndër veprat që Franca do t’ia kthejë kryeqytetit të Beninit, Cotonou, të cilat u ekspozuan në  Muzeun Quai Branly në Paris, janë statujat toteme të ish-mbretërisë së Abomey, si dhe froni i mbretit Béhanzin, i grabitur nga trupat e kolonisë franceze në Pallatin Abomey në vitin 1892.

Në një fjalim në Ouagadougou në nëntor 2017, Macron ka premtuar se do të lejojë kthimin e përkohshëm ose të përhershëm të trashëgimisë afrikane nga Franca, brenda pesë viteve.

Sipas një raporti të akademikëve nga Senegali dhe Franca, ai vendosi të kthejë 26 veprat e kërkuara nga autoritetet e Beninit.

Një ligj i miratuar në dhjetor 2020 i lejon këto rimbursime në Benin.

Ekspertët besojnë se midis 85 dhe 90 për qind e trashëgimisë së Afrikës është jashtë kontinentit. Që nga viti 2019, përveç Beninit, gjashtë vende të tjera, Senegali, Bregu i Fildishtë, Etiopia, Çadi, Mali dhe Madagaskari, kanë paraqitur kërkesa për kthimin e trashëgimisë.

Kthimi i veprave të artit është një tipar i “marrëdhënies së re” që Macron dëshiron të krijojë me Afrikën. /Gazeta Sinjali/