Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka njoftuar se vendi do të ketë një bllokim të dytë kombëtar me masa të reja që do të zgjasin të paktën deri në muajin nëntor, shkruan Gazeta Sinjali.
Macron tha se duke filluar nga dita e premte, njerëzit do të lejohen të largohen nga shtëpia vetëm për punë thelbësore ose për arsye mjekësore.
Bizneset jo thelbësore, si restorantet dhe baret, do të mbyllen, kurse shkollat dhe fabrikat do të qëndrojnë të hapura.
Ndërkaq, dje u konfirmuan 33 mijë raste të reja me koronavirus në Francë dhe numri ditor i vdekjeve në këtë vend është në nivelin më të lartë që nga prilli.
Presidenti tha se njerëzit do të duhet të plotësojnë një formular për të arsyetuar largimin nga shtëpitë e tyre, siç kërkohej edhe gjatë izolimit të parë që u vendos në muajin mars në Francë.