image Franca e prerë : Të zbatohen marrëveshjet para takimit të ardhshëm të palëve në Bruksel

Politikë

Franca e prerë : Të zbatohen marrëveshjet para takimit të ardhshëm të palëve në Bruksel

news image

Ambasada e Francës në Kosovë, ka lëshuar një deklaratë, në të cilën jep detaje për vizitën në Prishtinë, të emisarit special të saj, për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz.

Si rezultat i kësaj vizite, Franca sipas kumtesës, dëshiron të shohë përparim konkret në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit/Ohrit përpara takimeve të ardhshme politike të nivelit të lartë në Bruksel.

Gjatë këtyre takimeve, René Troccaz nënvizoi angazhimin e Francës ndaj zgjerimit të BE-së në rajon dhe mbështetjen tonë të plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Franca dëshiron të shohë përparim konkret në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit/Ohrit përpara takimeve të ardhshme politike të nivelit të lartë në Bruksel”, thuhet në një komunikatë të Ambasadës së Francës në Kosovë.

Rene Troccaz është emëruar emisar i Francës për Ballkanin Perëndimor, ndërsa ai ka zhvilluar një vizitë në Kosovë të hënën.

Gjatë vizitës së tij ai u takua me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi, si dhe me liderët e partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga të gjitha komunitetet.

‘’Gjatë këtyre takimeve, René Troccaz nënvizoi angazhimin e Francës ndaj zgjerimit të BE-së në rajon dhe mbështetjen tonë të plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja’’, thuhet në deklaratë.

Ai gjithashtu u takua me përfaqësues ndërkombëtarë, duke përfshirë Përfaqësuesin Special dhe shefin e UNMIK-ut, komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it.

/GazetaSinjali/