Franca e ka nisur suksesshëm kampanjën kualifikuese të Europianit 2024.
‘Gjelat’ kanë triumfuar me rezultat të thellë 4-0 ndaj ‘Tulipanëve’ në ndeshjen e parë të grupit B.
Kylian Mbappe realizoi një ‘dopietë’ në këtë takim, kurse nga një shtuan Griezmann dhe Upamecano.
Holandezët kishin një mundësi për të shënuar të paktën golin e nderit, por Memphis Depay dështoi nga penalltia në minutën e fundit të shtesës.
Vlen të përmendet se ky dygolësh i Mbappes bën që francezi tashmë të renditet zyrtarisht në listën e pesë golashënuesve më të mirë në histori të Francës, duke e kaluar tani Karim Benzeman, me 38 të shënuara, vetëm tre prapa legjendës Michel Platini.