Franca nuk do të imponojë karantinë 14-ditore për udhëtarët nga zona Schengen e Bashkimit Evropian ose Mbretëria e Bashkuar, shkruan CNN.
Deklarata duket se është një kontradiktë e drejtpërdrejtë me atë të ministrit të Shëndetësisë, Olivier Véran dy ditë më parë për një masë të propozuar për të karantinuar të gjithë njerëzit që hyjnë në Francë nga “jashtë vendit, Korsikës dhe territoreve të tjera jashtë shtetit”.
Qeveria franceze ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme mbi koronavirusin për rreth dy muaj me një sërë masash që do t’i propozohen Parlamentit të martën.
Zona e Shengenit është një zonë prej 26 vendeve evropiane që nuk kanë kufij të brendshëm dhe lejojnë që njerëzit të lëvizin lirisht ndërmjet tyre, përfshirë vendet si Spanja, Franca, Greqia, Gjermania, Italia dhe Polonia.
Pallati Elysée nuk ka komentuar nëse udhëtarët nga SHBA. do t’i nënshtroheshin masave të karantinës nëse hyjnë në Francë. /Gazeta Sinjali/