image Franca e bindur se goli i Griezmannit ndaj Tunizisë do të rikthehet

Futboll

Franca e bindur se goli i Griezmannit ndaj Tunizisë do të rikthehet

news image

RMC Sport ka raportuar se Federata e Futbollit e Francës (FFF) është e sigurt për apelin e tyre në FIFA në lidhje me golin e anuluar të Antoine Griezmann në humbjen e Francës ndaj Tunizisë dje.

Një ankesë zyrtare u dërgua menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së fundit të fazës së grupeve, në të cilën Franca pësoi humbjen e tyre të parë në Kupën e Botës në më shumë se tetë vjet.

Pasi hyri si zëvendësues, lojtari i Atlético Madrid e gjeti rrjetën në fund të kohës shtesë, megjithatë goli i tij u anulua, me gjyqtarin i cili pasi e shikoi VAR-in, tregoi se ishte pozicion jashtë loje.

Komisioni disiplinor i FIFA-s ka marrë ankesën dhe FFF-së tani është e sigurt për rezultatin dhe shpreson për një përgjigje të shpejtë.

Ideja për një apel fillimisht erdhi nga ndihmësi i menaxherit të “Les Bleus”, Guy Stéphan, vetëm pak minuta pas fishkëllimës së fundit, dhe ankesa u dërgua zyrtarisht në FIFA këtë mëngjes.

/GazetaSinjaliSport/