image Franca do t'ua kushtëzojë të moshuarve lëvizjen e lirë me dozën e tretë të vaksinës

Evropë

Franca do t’ua kushtëzojë të moshuarve lëvizjen e lirë me dozën e tretë të vaksinës

news image

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se personat mbi moshën 65-vjeçare në Francë së shpejti do të lejohen që të udhëtojnë ose të futen në restorante e muze vetëm nëse e kanë marrë dozën përforcuese kundër COVID-19.

Nga 15 dhjetori, do të duhet që të ofroni dëshmi të dozës përforcuese për ta zgjatur vlefshmërinë e pasaportës suaj shëndetësore”, paralajmëroi ai në një fjalim të transmetuar në televizion.

Rregulla e re e ashpërson edhe më tej njërin nga regjimet më të rrepta kundër pandemisë në Evropë. Megjithatë, pavarësisht shkallës së lartë të vaksinimit, Franca po shënon rritje të numrit të rasteve, shkruan BBC.

Të martën, Franca regjistroi rreth 12.500 raste të reja brenda 24 orëve – që ishte numri më i madh që nga fillimi i shtatorit.

Nuk kemi përfunduar me këtë pandemi. Zgjidhja për këtë rënie të imunitetit është një dozë shtesë e vaksinës”, tha presidenti francez, duke thënë ndër të tjera se shkalla e infeksioneve javën e kaluar është rritur për 40 për qind.

Covid-19 ka vrarë më shumë se 118,000 njerëz në Francë që nga fillimi i epidemisë. /GazetaSinjali/