image Franca do të trajnojë 2 mijë ushtarë ukrainas

Botë

Franca do të trajnojë 2 mijë ushtarë ukrainas

news image

Ministri i Mbrojtës në Francë, ka bërë njoftimin se Franca do të furnizojë Ukrainën me sisteme mbrojtëse ajrore dhe do të zgjerojë një program trajnimi për ushtarët e Ukrainës.

Deri në 2 mijë ushtarë ukrainas do të përfshihen në një njësi ushtarake në Francë për disa javë trajnime luftarake të cilat janë më të specializuara në logjistikë dhe nevoja të tjera gjithashtu edhe trajnime mbi pajisjet të cilat Franca do t’ia jap Ukrainës, tha Ministri i Mbrojtjes, Sebastian Lecomu në një intervistë për La Parisien, përcjell Sinjali.

Ne po vërejmë faktin se lufta, mjerisht, do të zgjasë”, citon gazeta të ketë thënë ministri francez.

Franca kishte trajnuar edhe më parë trupat e artilerisë ukrainase për të përdorur obusët vetëlëvizës të Cezarit, që ajo ia kishte dhënë Ukrainës.

Ministri tha se bateritë e sistemeve të mbrojtjes ajrore, Crotale, që Franca po përgatit t’i dërgojë në Ukrainë “do të jenë veçanërisht të dobishme në luftën kundër dronëve dhe bombardimeve ajrore”. Ai nuk specifikoi se sa prej tyre do të shkojnë në Ukrainë, por tha se “do të jetë e rëndësishme t’u mundësohet atyre të mbrojnë qiellin e tyre”.

Në gusht ushtria britanike njoftoi për 120 ditë do të trajnojë 10.000 rekrutë ukrainas në gjuajtje, dhënien e ndihmës së parë luftarake dhe për beteja në qytete.

/GazetaSinjali/