image Franca do të riatdhesojë 11 ish-luftëtarë të ISIS-it nga Turqia

Botë

Botë/ Franca do të riatdhesojë 11 ish-luftëtarë të ISIS-it nga Turqia

news image

Ministri i Brendshëm i Francës Christophe Castaner, ka deklaruar se do të riatdhesohen 11 xhihadistë, të cilët u deportuan nga Ankaraja një ditë më parë.

Ministri deklaroi se Franca nuk do kthejë mbrapa persona të lidhur me Shtetin Islamik në Siri.

Ministri kërkon të nënshkruajë një marrëveshje me Irakun në mënyrë që Bagdadi të ndjekë penalisht francezët në Siri.

Megjithatë, nën marrëveshjen e vitit 2014 me Turqinë, shtetasit francezë të arrestuar nga autoritetet turke u ekstraduan përsëri në Francë.

Casanter më tutje ka treguar se rreth 250 francezë janë riatdhesuar në sistem që nga viti 2014./Gazeta Sinjali/