image Franca dhe Portugalia publikojnë listat e të ftuarve për ndeshjet e shtatorit

Futboll

Franca dhe Portugalia publikojnë listat e të ftuarve për ndeshjet e shtatorit

news image

Kombëtarja e Francës dhe e Portugalisë kanë publikuar listat me futbollistët e ftuar për ndeshjet e shtatorit, shkruan Sinjali Sport.

Tre gjelat fillojnë ciklin e ri pas një Evropiani të dështuar me tri ndeshje në kualifikimet për Kupën e Botës.

Kampionët e botës në fuqi do përballen me Bosnjën, Ukrainën dhe Finlandën në muajin e ardhshëm.

Në listë vërehet mungesa e disa futbollistëve, ku Olivier Giroud nuk dihet se pse nuk është ftuar, ndërsa për shkak të lëndimeve mungojnë: Lucas Hernandez, Benjamin Pavard dhe Adrien Rabiot.

Kombëtare tjetër e cila e ka publikuar listën me futbollistët që do luajë në shtator është edhe Portugalia.

Reprezentacioni nga gadishulli iberik do të përballet me Irlandën dhe Azerbajxhanin në kuadër të eliminatoreve për “Katarin 2022”, ndërsa me kombëtaren nikoqire te Kupës së Botës, Katarin do luajë një miqësore.

Lista e selektorit Fernando Santos është kjo:

 /Gazeta Sinjali Sporti/