image Franca barazon me shumë mund, Griezmann shënon golin e parë në këtë EURO

Futboll

Franca barazon me shumë mund, Griezmann shënon golin e parë në këtë EURO

news image

Një nga kombëtaret nikoqire të Kampionatit Evropian Hungaria po përballet me Francën në ndeshjen e dytë të Grupit F, shkruan Sinjali Sport.

Hungaria është duke e pritur në “Puskas Arena” kampionen e botës Francën, ku edhe ka ndryshuar rezultati në 1-1.

Antoin Griezmann ka barazuar rezultatin me golin e minutës së 66-të.

Attila Fiola me solo aksionin në fund të pjesës së parë në minutën e 45+2 ka kaluar në epërsi.

Franca vije pas fitores në kryendeshjen e Grupit F, ndaj Gjermanisë, ndërsa Hungarezët ndeshjen e parë e humbën nga Portugalia. /Gazeta Sinjali Sport/