image Franca arreston një terrorist recidivist, paraprakisht kishte qenë në Kosovë e Arabi

Evropë

Franca arreston një terrorist recidivist, paraprakisht kishte qenë në Kosovë e Arabi

news image

Franca e burgos një terrorist recidivist, po hetohen udhëtimet e tij në Arabi dhe Kosovë.

Një 22-vjeçar, i përshkruar si terrorist recidivist, të martën ka tentuar t’ia rrëmbejë armën një polici në stacionin e Policisë në Annecy të Francës, duke thirrur “Allahu akbar”.

Gazeta e famshme franceze, Le Parisien raportoi për udhëtimin shqetësues të Noe E.. Sipas të përditshmes parisiene, ai paraprakisht kishte shkelur në Arabinë Saudite dhe në Kosovë.

22-vjeçari raportohet se ishte në paraburgim ditën e incidentit. Ai ishte dënuar për terrorizëm. Prokuroria lokale tashmë ka nisur hetimet pasi u zbuluan detaje për udhëtimet e mëparshme të tij.

“A po planifikonte Noé E., 22 vjeç të kryente një sulm të përgjakshëm terrorist në tokën franceze? Apo është thjesht një keqkuptim?”. Këto janë pyetjet që i shtron gazeta franceze në një artikull.

Le Parisien shkruan se “një mister i trashë qëndron mbi qëllimet e këtij të riu nga Haute-Savoie që nga arrestimi i tij më 22 nëntor, në kthimin e tij nga një udhëtim në tokat islame”.

Pasi sulmoi një polic nga stacioni i policisë në Annecy, ku u mor në pyetje për udhëtimin e tij, ai u dërgua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë së Brendshme përpara se të akuzohej përfundimisht të premten më 25 nëntor në Paris dhe të burgosej.

/GazetaSinjali/