image Fotoja e 81-vjeçares që u bë virale, krahasohet me pikturën e famshme

Rajon

Fotoja e 81-vjeçares që u bë virale, krahasohet me pikturën e famshme

news image

Fotografia tronditëse e cila po bën xhiron në internet është ajo e një 81-vjeçareje e cila mban gjoksin dhe mbyll sytë pasi çdo gjë rreth saj po digjet, transmeton Gazeta Sinjali.

Përmes kësaj pamje të dhimbshme, fotografi Konstantinos Tsakalidis, kapi në mënyrë perfekte trishtimin dhe dëshpërimin e banorëve të Evisë veriore në Greqi, gjatë këtyre orëve tragjike, përballë katastrofës së shkaktuar nga zjarret.

Në fakt, ka shumë që krahasojnë imazhin e gruas veshur me të zeza me pikturën elokuente të artistit ekspresionist norvegjez Edward Munch “Scream”.

Madje thuhet se fotografi mund ta ketë kapur këtë moment duke pasur në mendje ”Ulërimën” e Munch.

/Gazeta Sinjali/