image Fotografuan fletëvotimet, aktakuzë kundër 7 personave

Kosovë

Drejtësi/ Fotografuan fletëvotimet, aktakuzë kundër 7 personave

news image

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër personave të dyshuar: L.G., A.H., E. Ll., B.J., Xh., K.N., B.H., për veprën penale cenimi i fshehtësisë së votimit.

Sipas aktakuzës, në ditën e zgjedhjeve nacionale më 6 tetor nëpër qendra të ndryshme të votimit, në Gjakovë e Rahovec, përderisa ka qenë duke u zhvilluar procesi i votimit, të dyshuarit në fjalë kanë cenuar fshehtësinë e votimit, duke e fotografuar fletëvotimin me telefonat e tyre personal.

Dy prokurorët e rasteve i kanë propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që të pandehurit të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila iu vihet në barrë./Gazeta Sinjali/