Meghan Markle është në pritje të fëmijës së saj të dytë dhe po thuhet se aktorja po fsheh këtë gjë.
Princi Harry dhe Meghan Markle aktualisht po jetojnë në Kaliforni me djalin e tyre 16 muajsh Archie, ku thuhet se janë gati për fëmijën e tyre të dytë, shkruan The news transmeton Gazeta Sinjali.
Mësohet se çifti ka kohë që dëshirojnë një fëmijë të dytë.
Meghan Markle, u pa nga paparacët, duke dal me miqtë e saj, ku shihej me një pallto. Mendohet se palltoja është vendosur në mënyrë strategjike për të fshehur shtatzaninë. /Gazeta Sinjali/