image Fotografia e Adem Jasharit vendoset në kullën vrojtuese në Koshare - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

107921

Të shëruar

105549

Të vdekur

2265

Fotografia e Adem Jasharit vendoset në kullën vrojtuese në Koshare

news image

Disa qytetarë kanë marrë rrugë për në Koshare dhe kanë vendosur flamurin kombëtar dhe fotografinë e Komandantit legjendar Adem Jashari në kullën vrojtuese të Koshares, shkruan Gazeta Sinjali.

Këta qytetarë kanë kërkuar që ky vend historik për shqiptarët të ketë roje dhe të mos keqpërdoret nga askush.

“Kërkojmë nga shteti që tani e tutje ky vend të ketë roje nga ushtarët e FSK-së ose Policia e Kosovës, sepse ky simbol i shenjtë nuk guxon të nëpërkëmbët nga askush, kjo kullë vrojtuese bartë një histori në vete dhe nuk guxon të nëpërkëmbët nga askush”, thonë në reagimin e tyre këta qytetarë.

Ditë më pari qarkulluan lajme se një flamur i Serbisë është vendosur në kullën vrojtuese të Koshares. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin