image Fotografi kap momentin mes Melania Trump dhe Justin Trudeau

Botë

Fotografi kap momentin mes Melania Trump dhe Justin Trudeau

news image

Fotografia grupore në të cilën janë liderët pjesëmarrës të samitit G7 në Biaricë ka shkaktuar shumë komente nëpër rrjete sociale.

Në momentin kur liderët dhe bashkëshortet e tyre po përgatiteshin për fotografim, zonja e parë e SHBA Melania Trump qëndroi në mes të bashkëshortit të saj dhe kryeministrit të Kanadasë Justin Trudeau. Pastaj u kthye për ta puthur Trudeaun në faqe. Fotografia u bë në momentin kur Trump shikonte poshtë, duke e rregulluar xhaketën e tij.

Mirëpo, përdoruesit e rrjeteve sociale këtë skenë e komentuan me ironi të zakonshme.

“A mund të gjeni për vete dikë që kishte për t’ju shikuar ashtu siç po e shikon Melania Trudeaun”, është një nga komentet më të shpeshta .