Fotografia grupore në të cilën janë liderët pjesëmarrës të samitit G7 në Biaricë ka shkaktuar shumë komente nëpër rrjete sociale.
Në momentin kur liderët dhe bashkëshortet e tyre po përgatiteshin për fotografim, zonja e parë e SHBA Melania Trump qëndroi në mes të bashkëshortit të saj dhe kryeministrit të Kanadasë Justin Trudeau. Pastaj u kthye për ta puthur Trudeaun në faqe. Fotografia u bë në momentin kur Trump shikonte poshtë, duke e rregulluar xhaketën e tij.
Mirëpo, përdoruesit e rrjeteve sociale këtë skenë e komentuan me ironi të zakonshme.
“A mund të gjeni për vete dikë që kishte për t’ju shikuar ashtu siç po e shikon Melania Trudeaun”, është një nga komentet më të shpeshta .