Pas përhapjes së koronavirusit në Itali ku la të vdekur rreth 200 persona, turistët nuk e kanë më si destinacion kryesor Italinë.
Qyteti i Milanos, Romës, Venecies, të njohura si vende me turizëm të zhvilluar tani më nuk janë duke u vizituar siç ndodh zakonisht.
Koronavirusi ka bërë që qytetarët të vetizolohen për shkak se qeveria ka kërkuar të kenë kujdes të shtuar lidhur me vendet publike.
Gjatë ditës së djeshme qeveria Italiane ka mbyllur plotësisht zonën e Lombardisë, në mënyrë që përhapja e koronavirusit të mos zhvillohet më tej.
Më poshtë mund të gjeni disa fotografi para dhe pas përhapjes së koronavirusit në Itali./ Gazeta Sinjali/