Sot në Tiranë po mbahet samiti i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, i pari i një lloji të tillë që zhvillohet atje. Samiti BE-Ballkan po mbahet në ambientet e hotelit të ri të sapo hapur në kullën e stadiumit Air Albania.
Kryeministri Edi Rama ka pritur ndryshe kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel në samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë. Në foto shihet se Rama është ulur në gjunjë teksa ka pritur Bettel.