Foshnja pesë muajshe e infektuar me koronavirus, momentalisht është në gjendje të mirë shëndetësore.
Kështu ka bërë të ditur infektologu, Salih Ahmeti i cili ka thënë se gjendja e foshnjës dhe nënës është e mirë.
“Gjendja edhe e foshnjës edhe e nënës aktualisht është e mirë. Nuk kanë pasur ndonjë shqetësim”, ka thënë Ahmeti.
Me simptoma të temperaturës dhe barkqitjes, të enjten në mesditë, foshnja nga fshati Topanicë i Kamenicës ishte përcjellë për në Klinikën Infektive të QKUK-së.
Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik pas mesnate ka konfirmuar edhe tri raste të reja me koronavirus. Rastet janë raste kontakti nga Mitrovica e Veriut./Gazeta Sinjali/