Një foshnje, e cila nuk është identifikuar, ka vdekur në qytetin Natal pasi kishte lind para kohe në orët e hershme të 3 prillit.
Foshnja, kishte lindur para kohe derisa nëna vuante nga një numër problemesh shëndetësore.
Mediat lokale thanë se e ëma është me diabet dhe vuan nga obeziteti, hipertensioni dhe probleme tjera.
Pas lindjes, foshnja vuajti nga problemet respiratore dhe ishte në intensivë.
Derisa foshnja u testua pozitiv në koronavirus, zyrtarët shëndetësor thanë se po hetojnë nëse Covid-19 ishte shkaku kryesor i vdekjes.