image Përvëlohet foshnja 18-muajshe, bie në kazanin ku po zihej rakia

Rajon

Rajoni/ Përvëlohet foshnja 18-muajshe, bie në kazanin ku po zihej rakia

news image

Një fëmijë vetëm 1-vjeç e gjysëm ka rënë në kazanin e rakisë në oborrin e shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Therepel të rrethit të Skraparit.

Mësohet se fëmija ka qenë duke luajtur, kur ka shkarë dhe është rrëzuar në gropën ku ndodhej kazani i rakisë gjatë kohës që po ziej. Si pasojë i mitur ka pësuar djegie të shumta në të gjithë trupin.

Fëmija është transportuar me urgjencë në spitalin e Skraparit. Por largësia e madhe e fshatit me qytetin e Çorovodës ka bërë që fëmija të mbërrijë në duart e mjekëve në gjendje kome. Mjekët e Spitalit të Skraparit e kanë transportuar të miturin me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë në gjendje kritike për jetën./Gazeta Sinjali/